Qytetarët e Maqedonisë më shumë udhëtojnë me veture dhe autobus

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë 25 viteve të fundit, makinat më të shfrytëzuara në Maqedoni janë automobilat dhe autobusat

Në periudhën prej 2010-2015 të dhënat tregojnë rritje të numrit të automobilave të regjistruar, ndërsa në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013 numri i aksidenteve të komunikacionit është zvogëluar për 8.9% edhe për kundër faktit që në të njejtën periudhë numri i automobilave është rritur.