Qytetarët e Maqedonisë për tre muaj kanë shpenzuar 7 milionë euro në ‘Aliexpress’

Atlete, veshmbathje, kapak telefonash, pajisje të ndryshme amvisërie. Magazinat e Postave të Maqedonisë janë të ngarkuara me porosi, më së shumti nga Kina, të cilat qytetarët e Maqedonisë i kanë porositur në mënyrë virtuale në qendra tregtare online si ‘Aliexpress’, ‘E Bay’ ose ‘Amazon’.

Blerja online është gjithnjë më aktive, sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore në tre muajt e parë qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar 7 milion euro për të blere online, si dhe për të paguar llogari nëpërmjet internetit, njofton Aktuale.