QYTETI FLEN, SHËRBIMET NË VIGJILENCË

QYTETI FLEN, SHËRBIMET NË VIGJILENCË

Po punohet me përkushtimin të madh edhe në orët e hershme të mëngjesit. Maqineritë për pastrimin e borës paralelisht bëjnë edhe trajtimin e rrugëve me kripë dhe rërë për të parandaluar paraqitjen e ngricave, duke marrë parasysh faktin se gjatë fundjavës do të kemi temperatura mjaft të ulëta nën zero. Janë kaluar rrugët primare dhe dytësore në qytet, kurse në malësinë e Tetovës në kontinuitet punojnë ekipet kujdestare për pastrim dhe debllokim të rrugëve. Për momentin edhe pse komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në to mund të kalohet lirshëm.