Qytetit i Shkupit heq dorë nga pritja e Vitit të Ri

Pasi këto ditë shumë qytete dhe Komuna të Maqedonisë janë distancuar nga festimet e Vitit të Ri, ku organizime të tila, sipas komunave, harxhohen shumë para, ku edhe disa prej tyre kanë vendosur që mjetet t’i tubojnë për ndima humanitare dhe skamnorët.

I radhës është qyteti i Shkupit i cili ka vendosur të mos festojë dhe organizojë Natën e Vitit të Ri 2017 e cila duhet të organizohet në sheshin ‘Maqedonia’. Mjetet që janë planifikuar për pritjen e festës janë rreth 2 milionë denarë dhe të njëjtat do të donohen për qëllime sociale.

Vendimin se ku do të donohen paratë do ta sjell Këshilli i Qytetit të Shkupit.