Qyteza ka marë fund.Situatë apokaliptike në Itali

Giuliano Rinaldi, kreu i Bashkisë së Usitës që është edhe lokaliteti më i goditur nga dy tërmetet që u regjistruan mbrëmjen e së mërkurës në Italinë Qëndrore ka deklaruar se situata është e pashpresë.
Sipas tij dëmet janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk raportime për humbje në jetë njerëzore.
“Janë shembur shumë shtëpi. Qyteza jonë ka marrë fund. Por jam i bindr që nuk ka viktima pasi të gjithë njerëzit janë në rrugë”, ka thënë Rinaldi.
Kryebashkiaku tha gjithashtu se është shembur fasada e kishës, ndërsa është çarë terreni.
Ai shtoi se fraksioni Kasali, lokalitet ngjitur, nuk mund të arrihet pasi është izoluar nga shembjet.
Në disa nga zonat e prekura nga lëkundjet sizmike mungon energjia elektrike dhe janë ndërprerë rrugët e komunikimit.
Zona qëndrore e Italisë u godit nga dy tërmete. I pari ka rënë në orën 19:11 me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë. Epiqendra u lokalizua në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata.