Rakitic: Reali do ta humb titullin në këtë ndeshje (Foto)

Ivan Rakitic beson që Sevilla mund ta mposhtë Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori i Barcelonës thekson që skuadra andaluziane ka fuqi për të mundur Realin.

“Sevilla ka nevojë për pikë, në mënyrë që ta mbyllë sezonin në pozitën e tretë. Unë besoj shumë në atë skuadër, jo vetëm tani kundër Realit, por gjithmonë. Ju uroj atyre më të mirën”, deklaroi Rakitic për “Mundo Deportivo”, përcjellë portali Antpress.mk.

Nëse Sevilla fiton në Madrid, titulli i La Ligas do të jetë në duart e Barcelonës. /portali Antpress.mk/