Rama: Duam votën tuaj për të vendosur drejtësinë

 

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se Partia Socialiste kërkon ti fitojë zgjedhjet me qëllimin për të vendosur drejtësinë në Shqipëri. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë erdhi gjatë një takimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Lezhës.

Rama theksoi se ndryshe nga mazhoranca, opozita nuk e do drejtësinë dhe kjo është arsyeja se përse nuk futen në zgjedhje.

“Ata që janë ngujuar në atë bunker kanë një arsye të thjeshtë. Nuk duan qe ne, populli, socialistë e demokratë, në 18 qershor të pushojmë nga puna prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. Ata nuk duan që ky popull pas 27 vjetësh nën thundrën e padrejtësisë, nëpër gjykata për pronën, për të drejta elementare të çlirohet më në fund nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve që do të jenë të parët që do të përgjigjen përpara ligjit për të gjitha krimet që kanë bërë. Nuk duan drejtësinë, ndërsa ne i duam zgjedhjet në 18 qershor në radhë të parë për të vendosur më në fund drejtësinë”, u shpreh Rama.