Rama: E folura greqisht në Himarë nuk e bën atë qytet grek

Kryeministri Rama në foltoren e Kuvendit po flet lidhur me reagimet e Athinës për prishjen e objekteve në Himarë.

Rama e quajti praktikë rutinë prishjen e 12 ndërtimeve pa leje dhe 6 ngrenave në proces legalizimi për të angazhuar një shtet fqinj

“Pse fqinjëve tanë që nuk u erdhi mirë që në një postim miqësor unë përmend Gjergj Dushmanin? Unë nuk mërzitem fare kur më thonë se në Himarë flitet sot greqisht dhe as e folura shqip në Athinën e djeshme nuk e bën Athinë qytet shqiptar, dhe as e folura greqisht në Himarë nuk ka për ta bërë kurrë qytet grek”