Rama me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë

Kryeministri shqiptarë Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Në takimin që nisi rreth orës 15:45 minuta kane qene kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe drejtuesi i Lëvizjes BESA Bilal Kasami.

Në takim nuk merr pjesë vtëm PDSH-ja. Ndërkohë që raportohet se kjo parti  përfaqësohet nga BESA dhe mandatet i bashkohen asaj. Bisedimet në zyrën e kreut të qeverisë shqiptare kishin në fokus situatën politike në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re atje.

Mësohet se kryeministri Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues, ku kërkohet unifikimi i qëndrimit për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni. Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën interes të veçantë për Tiranën zyrtare, pasi fati i saj varet nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje.

Dita e premte është e rëndësishme për jetën e trazuar politike maqedonase, pasi parashikohet që për herë të parë të mblidhet Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 Dhjetorit. Gjatë kësaj seance parlamentare, do të hidhet për votim zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit, për të cilin nevojiten së paku 61 vota. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve tregoi se VMRO-DPMNE e NikolLa Gruevskit mori 51 deputetë, LSDM e Zoran Zaev 49 deputetë, ndërkohë që partitë shqiptare: BDI 10 deputetë, Lëvizja Besa 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH vetëm 2 deputetë. Nisur nga këto numra, me interes të veçantë do të shihet pozicioni deputetëve të partive shqiptare, si përcaktues për krijimin e qeverise se re.


Rama me liderët shqiptarë të Maqedonisë, diskutohet ruajtja e interesit të shqiptarëve

Në Tiranë po mbahet takimi mes Kryeministrit shqiptarë Edi Rama dhe liderëve politike shqiptare në Maqedoni. Në takimin që ka nisur rreth orës 15:45 minuta ndodhet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësues të Lëvizjes BESA, mungojnë përfaqësuesit e PDSH-së.

Në bisedime janë ftuar dhe përfaqësues të partive të tjera politike.

Bisedimet në kryeministrit kanë në fokus situatën politike në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re. Në dokumentin këshillues kërkohet nga partitë shqiptare unifikimi i qëndrimit për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni.

Nga ana tjetër edhe kreu i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është shprehur se mbështet nismën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët.

“Interesi ynë i vetëm është Maqedonia evropiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, deklaroi Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama_lideret shqiptare_1