Rama me liderët shqiptarë të Maqedonisë, diskutohet ruajtja e interesit të shqiptarëve

Në Tiranë po mbahet takimi mes Kryeministrit shqiptarë Edi Rama dhe liderëve politike shqiptare në Maqedoni. Në takimin që ka nisur rreth orës 15:45 minuta ndodhet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësues të Lëvizjes BESA, mungojnë përfaqësuesit e PDSH-së.

Në bisedime janë ftuar dhe përfaqësues të partive të tjera politike.

Bisedimet në kryeministrit kanë në fokus situatën politike në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re. Në dokumentin këshillues kërkohet nga partitë shqiptare unifikimi i qëndrimit për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni.

Nga ana tjetër edhe kreu i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është shprehur se mbështet nismën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët.

“Interesi ynë i vetëm është Maqedonia evropiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, deklaroi Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë