Rama në Vlorë hutohet nga vajza e re…”Lum burri që të ka grua” (Video)

jë moment pikant mund të vecohet nga aktivieteti i kryeministrit Edi Rama sot në Vlorë, në ndarjen e tapive, ku një vajzë e re mori certifikaten e pronësisë dhe Rama e shfrytëzoi këtë situate të bëntë edhe humor.

Rama: Jepi mikrofonin se na hutoi

Vajza: Është nder dhe kënaqësi e vecante e dorëzuar nga vetë kryeministri personalisht, ju falenderoj dhe një falenderim i vecantë për drejtorin e ALUIZNI Egon Velaj.

Rama: Hajde takoje mo, takoje, njiheni? Hajde ta gëzoni. Të fala babait, mamasë

Po ti c’rri kështu? (iu drejtua Rama drejtorit te ALUIZNI Vlore), na e hutove drejtorin, i tha Rama vajzes.


Gjithashtu, teksa po lexonte emrin e një kryefamiljari në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, Rama është çuditur kur në skenë ka dalë bashkëshortja e tij.

“Ka çuar gruan ai, po ai vetë ku është? Apo burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’iu bie se nga gratë rrojnë”, ka thënë Rama. Ndërsa qytetarja ka shprehur dëshirën dhe ëndrrën e saj. “Kam kënaqësi dhe ëndërr të të takoja dhe të puthja nga afër”. Rama i ka kthyer një përgjigje me batuta. “A prandaj se ke marrë burrin me vete”. 

Ndërsa ajo largohej Rama me batutë i’u përgjigje: “ Lum burri që të ka grua”./Shqiperiaime.al