Rama nje foto selfie pas kafes me Thaqin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim jo formal me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë me dije Rama në rrjetet sociale, ku shkruan: “Pas një kafeje në Tiranë”.

Takimi Rama-Thaçi vjen pak ditë pas vizitës së Kryeministrit shqiptar në Beograd dhe takimit të tij me homologun Vuçiç, për të cilin pati jo pak kritika nga Prishtina lidhur me deklaratat e tij për Kosovën.

Ndërkohë në  fillim të muajit tetor, Thaçi zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri si President i Kosovës.