Rama: Rrofshin shqiptarët! Mustafa: Jemi Një!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Isa Mustafa kanë përcjellë urimet e para për Ditën e Pavarësisë.

Në rrjetin social facebook, Rama shkruan: “Gëzuar ditën e pavarësisëMirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithe etërve themelues të shtetit shqiptar!Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”

Ndërsa Mustafa në urimin e tij thotë se sot të gjithë shqiptarët ndjehen Një.

“Të dashur bashkëkombas,Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”.

Urime për festën kombëtare ka përcjellë dhe ish-kryeministri Berisha.