Rama sherr me Fevziun: Duhet të kishe pirë vaj peshku se të ka zënë kapsllëku

Kryeministri Rama ka debatuar me tone të ashpra me gazetarin Blendi Fevziu për borxhin publik në “Opinion”.

Gazetari ngulte këmbë se borxhi është rritur, duke cituar një gazetë, që sipas tij është pranë qeverisë.Ndërkohë Rama i përgjigjet me atë çka ka thënë FMN-ja, por Fevziu ngulte këmbë te grafiku i gazetës.

Aty kryeministri i është kthyer Fevziut: “Bëra gabim që nuk të thashë të pije vaj peshku para se të vija këtu se të zuri kapsllëku”, i tha Rama.