Rama: Shqiptarët duhet të sillen si fitimtarë, serbët janë humbës

Kryeministri Edi Rama deklaron se shqiptarët kanë avantazhin moral dhe se duhet të sillen si fitues dhe vizionarë.

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë” të gazetares Jeta Xharra në RTK, mbrëmë, Rama bëri thirrje forcave politike shqiptare të mos shikojnë përfitimet politike të ditës.

” Nëse ne do të hyjmë çdo javë nëpër cepa duke kërkuar merimanga, hije, do vonojmë veten pafundësisht. Ne jemi ata që kemi avantazhin moral në këtë histori duhet ta kuptojmë. Serbët kanë humbur luftën Shqiptarët e kanë fituar dhe ne duhet të sillemi si fitimtarë dhe jo si humbës. Dhe duhet të sillemi në këtë proces si vizionarë dhe jo si administratorë të të përditshmes”