Rama sot prezanton planin qeverisës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa sot do të prezantojë në Kuvend planin qeverisës për katër vitet e ardhshme, është ndalur qysh në mëngjes tek ekonomia.

Më konkretisht ai bën me dije se në raportin për konkurrueshmërinë lidhur me turizmin Shqipëria, ka pësuar ngritje të ndjeshme.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të mirë për Shqipërinë në raportin e fundit të World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera”, shkruan Rama në Facebook.

Ai shton se ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit sipas tij, renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport.

Kryeministri edhe në programin qeverisës për mandatin e saponisur, është fokusuar në pjesën më të madhe të tij tek ekonomia, ku nga të gjithë ministrat ka kërkuar rezultate, ndryshe ka paralajmëruar se nuk do e përfundojnë mandatin