Rama takon liderët e katër partive politike

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partive politike shqiptare. Rama ka takuar liderin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin dhe atë të LR PDSH-së Ziadin Sela. Ndërkohë nesër do të takojë edhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçi. Në takim Rama me liderët shqiptarë pritet të bisedojë për zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri shqiptar në fjalimin e fundvitit u ndal edhe tek zgjedhjet në Maqedoni. Ai uroi partitë shqiptare dhe kërkoi që Programi i Qeverisë të re të futet në kornizat e Marrëveshjes së Ohrit.

Alsat-M