Rama: Vendimi i parë i qeverisë, 2018-ta shpallet Viti i Skënderbeut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se vendimi i parë i qeverisë së re do të jetë shpallja e vitit 2018, si Viti i Skënderbeut.

Në përfundim të takimit informal me kabinetin e ri qeveritar, që u organizua përgjatë dy ditëve (28-29 gusht) në Vlorë, kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se viti 2018 do të shpallet Viti i Skënderbeut.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 – VITI I SKENDERBEUT”, shkruan Rama.