Rama zbulon tre gjëra që i trembin serbët

Tre gjëra i trembin qytetarët e Serbisë, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili sqaron se çfarë kishte dëgjuar gjatë vizitës në Serbi.
Komentet e tij u bënë gjatë takimit me përfaqësues në Samitin e Diasporës që u zhvillua sot në Tiranë, teksa ai u pyet nga deputeti i Luginës së Preshevës, Riza Halimi nëse do të ketë një qasje të re të qeverisë serbe për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Rama: Jam shumë mirënjohës shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ishin me mua në Beograd. Ne e kemi zgjidhur problemin e njohjes së diplomave. Problemet krijohen nga burokracia. Në Serbi kishte një fjalë që thoshte; serbët i tremben avionëve të NATO-s, tankeve të Rusisë dhe zyrave të shtetit.
Ka edhe më keq nga pikëpamja e administratës dhe zvarritjes së procesit. Nga ana tjetër kemi hyr në proces edhe për çështjen e librave në shqip për shkollën. Ne jemi në ndjekje. Para dhe pas vizitës, ka një komunikim konstat me palën serbe dhe ka shumë më disponim për të diskutuar çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës./oranews