Ramën nuk e zë gjumi natës, debaton me komentuesit pas mesnate

Ramën nuk e zë gjumi natës, debaton me komentuesit pas mesnateÇdo ditë e më shumë, kryeministri Rama po bëhet aktiv në rrjetet sociale, duke zgjedhur që t’i japë përgjigje komenteve të cilat lënë vend për diskutim. Ndonëse sharjet janë pjesë e pashmangshme nga ana e ndjekësve të shumtë, Rama sërish me qetësi u është rikthyer disa prej tyre, duke ju dhënë përgjigje.

Kjo ka ndodhur edhe me një ndër statuset e fundit të tij, referuar numrit të vrasjeve, duke bërë edhe një krahasim me vitin 2013.

Teksa ai komplimenton policinë, një varg komentesh kanë shpërthyer në kohë reale. “Albeu” ka veçuar disa prej komenteve, të cilat kanë marrë edhe përgjgije nga ana e kryeministrit Rama, ndonëse kanë qënë në orët e para të mëngjesit. Mesa duket, Rama ka probleme me gjumin kohët e fundit.