“Ramos, vrit veten!”

Sergio Ramos “u sulmua” të enjten mbrëma në “Sanchez Pizjuan” në sfidën që u mbyll në barazim 3-3 mes Real Madrid-it dhe Sevilla-s e vlefshme për Kupën e Mbretit. Një seksion i tifozerisë të klubit andaluzian këndoi në kor: “Ramos, vetëvritu!”, kundër mbrojtësit të Los Blancos. Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane në konferencën për shtyp ka folur lidhur me këtë moment.
“Nuk më pëlqeu kjo gjë dhe as Ramos-it. Por këto janë gjëra që nuk mund të shmangen. Ai nuk ka bërë asgjë të veçantë, thjesht luajti ndeshjen e tij. Sigurisht që nuk mund të jetë i kënaqur nga ajo që ndodhi. Ai luajti këtu dhe është nga Sevilla. Duhet thënë se këto gjëra ndodhin ndonjëherë, por unë nuk jam i kënaqur as për familjen e tij”, u ankua trajneri i Real Madrid-it pas ndeshjes.