Ramush Haradinaj i çon selam Serbisë dhe thotë se drejtësia e vonuar është padrejtësi

Ish- komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe përmes një statusi në Facebook pas vendimit të papritur të Gjykatës franceze.

Ai tha se drejtësia e vonuar, është padrejtësi në vetvete, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

“Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.

Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë versulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njejtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnikë do t’i mbetemi të dejtës sonë shqiptare në Ballkan.
RH”