Ramush Haradinaj lajmërohet nga Franca, ka një falënderim për ata që e mbështetën sot!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është lajmëruar nga Franca.

Ai përmes një statusi në Facebook ka falëndëruar të gjithë ata që sot e mbështetën atë përmes një proteste, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Të dashur bashkëkombasit e mi,
Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!

Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!

Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.
Juaji Ramush Haradinaj