Ramush Haradinaj: Në Kosovë nuk ka vend për Serbinë!

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konference të mbajtur në nder të përkujtimit të 33 dëshmorëve në fshatin Jablanicë të Gjakovës ka theksuar faktin se ai së bashku me partinë e tij do të punojë për të mirën e vendit, përcjell Gazeta Blic.

Haradinaj ka vazhduar me deklaratat e tij thumbuese ndaj Serbisë duke thënë se këtu nuk ka vend për Serbi.

Ai ka folur edhe për demarkacioni duke thënë se nuk do ta pranojnë asnjëhere që Kosovën t’i merret toka e saj.

“Kosova është e vogël dhe nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”,