Rap grupi legjendar“2 Shkupi Flow”i rikthehet hip-hopit

 

“Se pi Shkupit vina, n’ket vend na rina, çka s’po shofna e çka s’po nina…”. Janë këto vargjet me të cilat në skenën e hip-hopit hynë para dhjetë vjetëve, shënuan emrin e tyre në analet e hip-hop muzikës shqipe, dhe dolën pa shumë fjalë, edhe pse kërkesat për një rikthim kanë qenë të shumta nga fansat anembanë trojeve shqiptare.

Dhe tani, pas një pauze 10 vjeçare “underground” grupi nga Shkupi “2SHKUPI FLOW” i rikthehet skenës së hip hopit, me stilin e tyre të dallueshëm i cili është unik si për nga mënyra e interpretimin dhe instrumentalet përcjellëse po ashtu edhe për nga temat që trajtojnë, të cilat kryesisht kanë për bazë jetën e rinisë shqiptarë nëpër “getot”e Shkupit, problemet e ndryshme sociale, shpresa dhe mungesa e saj, fenomenet që po ndikojnë në formësimin e një të riu shqiptar, etj.

Për më shumë, “2SHKUPI FLOW” rikthimin po e bën me një projekt më të madh muzikorë, i cili së shpejti do të u ofrohet dëgjuesve shqiptar.

 

 

https://www.facebook.com/2ShkupiFlow/