RAPORTI 24-ORËSH NGA POLICIA E KOSOVËS

Raporti i Policisë së Kosovës botohet pa asnjë ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

NDËRHYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK

Prishtinë 19.12.2016-01:10. Viktima femër K-Shqiptare, ka raportuar se dikush ka ndërhyrë në faqen zyrtare dhe në profilin e saj në rrjetin social Facebook. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKEVE

Gjilan 18.12.2016-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Raport shtesë:

VRASJE NË TENTATIVË

Gjilan 18.12.2016-01:40. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara me 19.12.2016 janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Partesh 19.12.2016-00:05. I dyshuari mashkull K-Serb derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë drejtuesi i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE

Rr. “Hamëz Jashari”, Ferizaj 19.12.2016 – 16:00. Është ndaluar e dyshuara femër shtetase shqiptare e cila kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollimit brenda në veturë është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

TRAFIKIM ME NJERËZ

Pejë 19.12.2016 – 18:15. Pas një pune hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar: një mashkull K-Rom dhe një mashkull K-Egjiptian, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën ‘trafikim me njerëz’. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

POSEDIM ILEGAL I ARMËS

Rr. Tranzit-Pejë 19.12.2016 – 16:40. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili me vete kishte një armë pushke gjuetie për të cilën nuk posedon leje përkatëse. Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

DËMTIM I INSTALIMEVE PUBLIKE

Gjakovë 19.12.2016-12:15. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë këputur një kabllo të telefonisë vlera e të cilës sipas ankuesit është rreth 300 €. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Gjakovë 18.12.2016-18:30. Viktima mashkull K-Shqiptar-shitës në dyqan, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në dyqanin e tij, kanë marrë gjëra ushqimore në vlerë rreth 90 € dhe viktimës për pagesë ia kanë dhënë një monedhë-bankënotë në vlerë 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. “2-Maji”, Vushtrri, 19.12.2016-10:50. I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia duke u kyçur në rrugë (në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë) ndeshet me kamionin të cilin e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë, lëndime ka pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët në veturën e tij, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

DËMTIM PRONE

Rr. “E lirisë”, Mitrovicë veri 19.12.2016 – Koha e panjohur. Nga persona të panjohur është dëmtuar-thyer xhami i një lokali, pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Nuk dihet vlera e dëmeve materiale, ndërsa rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

NCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Statistika të përgjithshme

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 011
Aksidente pa të lënduar 035
Tiketa trafiku të shqiptuara 799
Arrestime 008
Në mbajtje 006