Rasti “Tenderi”, PSP-ja propozon masa kujdesi për dy persona

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 dje janë dorëzuar propozime për masa të kujdesit për dy persona të dyshuar në hetimin e rastit “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), bënë të ditur sot nga PSP-ja.

Me propozimet është kërkuar nga Gjykata që personat e dyshuar të lajmërohen një herë në javë, përkatësisht çdo të martë në orën 10:00 tek personi i caktuar zyrtar në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup.

“Njëherit, për dy personat e dyshuar është kërkuar përcaktimi i masës së kujdesit – marrje e dokumentit të udhëtimit, për shkak të ekzistimit të rrethanave tëp cilat udhëzojnë në rrezik nga ikja”, thuhet në kumtesë.

“Tenderët” është hetim të cilin PSP e publikoi dje, ndërkaq ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore të Muzeut të Luftës Maqedonase për shtetësi dhe pavarësi në Shkup, së bashku me hetimin “Toplik” lidhur me shitjen e parcelës ndërtimore për ndërtim të lagjens residenciale “Qyteti i Diellit”.