Reagim i LR PDSH ndaj sulmit te autobusit me shqiptare.

Reagim i Levizjes Per Reforma PDSH:Rreth orës 18:30 të ditës së sotme, në lagjen e quajtur ‘Maxhari’, një grup prej 20 persona, kryesisht të rinjë të nacionalitetit Maqedonas, kanë ndaluar autobusin me nr-55 i cili bartë udhëtarët Haraçinës, dhe kanë sulmuar me mjete të forta: gurrë, shufra hekuri udhëtarët të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejtë Haraçinës. Mësohet se ka banorë të lënduar.

Ne si Lëvizje për Reforma PDSH -Dega Haraçinë dhe unë si kryetar i saj, Driton Nebiu, ndjehemi të shqetësuar rreth kësaj ngjarje që në vazhdimësi paraqitet në këtë rajon, njëkohësisht dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë sulm barbar dhe të paskrrupullt që u bëhet banorëve Shqiptar të kësaj abe. Ky pushtet i udhëhequr nga VMRO-BDI për të mbrojtur vetëveten gjithmonë shqiptarët i përdorën si mish për top.

Apelojmë deri te organet e ministrisë së punëve të mbrendshme që të ndërmarin masat e duhura për të zbardhur këtë ngjarje dhe autorët të vehen para drejtësis/antpress