Reagim nga Arian Daci, drejtori i Klinikës Univerzitare të Stomatologjisë, pas lajmit jo te vërtetë ne media

REAGIM

                                            Të nderuar përfaqësues të mediave elektronike dhe të shkruara, përmes kësaj letre dua t’ju sqaroj lidhur me lajmin e publikuar në disa portale maqedonase dhe shqiptare për një situatë me mos-pagesën e rrogave të punësuarve në Klinikën Univerzitare të Stomatologjisë në Shkup. 
Respektivisht, lajmi i publikuar nuk është i vërtetë aspak. Faqja e cila e publikoi këtë lajm, i referohet një ngjarjeje e cila supozohet të ketë ndodhur në vitin 2012! Personi i cili përmendet si drejtor ekonomik në institucionin që unë drejtoj, nuk punon në këtë Klinike që nga viti 2014.
Klinika Univerzitare e Stomatologjisë nuk është ballafaquar me asnjë lloj problemi të kësaj natyre. Duke respektuar parimet dhe etikën e gazetarisë bashkëkohore, pres që të paktën të tërhiqet ky lajm i rrejshëm dhe të sqarohet opinioni për gabimin që kanë bërë burime të cilave u referoheni.
Me respekt, Arian Daci, drejtori i Klinikës Univerzitare të Stomatologjisë.