REAGIMI ndaj shpifjeve: Reçica e madhe edhe kësaj radhe përkrahi fuqishëm BDI-në dhe Xhevat Ademin

REAGIM!

Këshilli vendor dhe forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Reçicë e Madhe reagon ndaj shpifjeve të pa vërteta të gazetës LAJM e cila edhe kësaj radhe bëri një dezinformatë të madhe. REÇICA E MADHE edhe kësaj radhe përkrahi fuqishëm BDI-në dhe Xhevat Ademin si kandidat i kësaj zone. Dhe sa per informatë Bashkimi Demokratik për Integrim në Recice te Madhe fitoj me një diferencë mbi 250 vota kundër të dytit.

Dhe ishte e patjetërsueshme që të bëjm një reagim të tillë edhe pse nuk është në politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim të merret me mediumet të cilat bëjnë kështu lloj shpifjesh por kur kalohen limitet e gazetarisë cdokush duhet të mar përgjegjsinë e tij dhe të kërkoj falje.

Keshilli Vendor BDI-Reçicë e Madhe
Forumi Rinor BDI-Reçicë e Madhe