Reagojnë familjarët e Ballistit: Nëse ekstradohet në Serbi do të vetëflijohemi

Menjëherë pas daljes së lajmit se “Ballist” Morina rrezikon të ekstradohet në Serbi, kanë reaguar familjarët e tij.Familjarët u shprehën se po bëjnë gjithçka që kanë në dorë që kjo të mos realizohet. Morina, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut, do të ekstradohet në Serbi. Familjarët shprehen se do ta apelojnë vendimin. Por nëse ai do të ekstradohet ata janë shprehur se do të vetëflijohen.Vëllai i tij, Xhevahir Morina, ka thënë në një lidhje telefonike për News 24 se janë të shokuar dhe të skandalizuar nga ky vendim.Më tej, ai ka akuzuar shtetin shqiptar, që sipas tij, nuk po bën asgjë për të mbrojtur një hero të gjallë.“Jemi të shokuar dhe të skandalizuar nga ky vendim. Është gjëja më e pabesueshme për ne që po ndodh. Jemi koplet të braktisur nga shteti, nuk kemi absolutisht asnjë mbështetje. Shteti shqiptar nuk është interesuar për një hero të gjallë fare, vëllai është në mëshirë të fatit”, tha vëllai i Ballist Morinës.