Real Madrid zhvillon stërvitjen e parë në Shkup (Video)

Real Madrid është duke zhvilluar në “Arena Shkup” stërvitjen, një ditë para takimit që do të zhvillojë kundër Manchester United.

Takimi zhvillohet nesër në Shkup për Superkupën e Evropës, ku do  të ndeshën fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Stërvitja e “mbretërve” ka zgjuar një interesim për tifozët e shumtë që ka real Madrid.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë sot se “është entuziast që të luash ndaj kampionëve të Evropës dhe është një nder, pasi Real Madridi është një skuadër me histori dhe trofe”.