Real Madrid zyrtarizon blerjen e talentit brazilian

 

Real Madrid ka kompletuar marrëveshjen për nënshkrimin me talentin premtues brazilian Vinicius Junior nga Flamengo, duke mposhtur konkurencën rivalëve të Barcelonës.

Dy klubet kanë rënë dakord për ketë transferim dhe mësohet se kontrata e brazilianit me klubin madrilen do të fillojë në korrik të vitit 2018. Kjo për shkak se ai është nën moshë, dhe nuk lejohet të firmosë një kontratë profesioniste pa mbushur 18 vjeç.

Viniciusi do t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidane pas dy sezonesh. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Flamengos deri në korrik të vitit 2019.

17 vjeçari është vlerësuar si një nga talentet më premtues në futbollin brazilian, dhe jo më kot Reali shpejtoi për ta mbyllur këtë marrëveshje pasi për futbollistin interesoheshin edhe klube si: PSG, Arsenal, Mançester Siti dhe Barcelona.

Mediat në Brazil dhe Spajnë raportojnë se vlera e transferimit të Vinicius Junior te galaktikët e Real kap shifrën e 45 milionë eurove.