Reali niset drejt Maqedonisë, Zidane publikon listën e lojtarëve

Reali niset drejt Maqedonisë, Zidane publikon listën e lojtarëve
Real Madrid ka nisur udhëtimin drejt Maqedonisë pasi më 8 gusht do të luajë kundër Manchester United në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka publikuar listën me 24 futbollistët që janë ftuar për këtë ndeshje.
Ajo që bie në sy është prezenca e Cristiano Ronaldos i cili ditën e shtunë u rikthye në stërvitje me “Los Blancos”.
LISTA/
Portierë: Keylor Navas, Casilla dhe Luca Zidane.
Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Theo dhe Achraf.
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Marco Asensio, Isco, Kovacic dhe Ceballos.
Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Bale, Benzema, Lucas Vazquez dhe Borja Mayoral