Reali nuk ndalet, sonte fitoi ndaj Granadas falë golave të Jamesit dhe Moratas (Foto+Video)

Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga, këtë herë duke fituar në udhëtim te Granada me rezultat 0-4.

Mysafirët filluan takimin pa lojtarët kryesor, por kjo nuk i ndaloi që të jenë superiorë.

Takimi filloi me dy golat e shpejtë të James Rodrigues (3’,11’) .

Pas kolumbianit në skenë me dy gola të shpejtë doli edhe Alvaro Morata (30’, 35’) dhe me rezultat 0-4  u mbyllë pjesa e parë.

Në pjesën e dytë raste të mira për gol kishin edhe Danilo (63’), Lucas (65’), Sergio Ramos (69’).

Pas kësaj fitore Real Madridit vazhdon në vendin e dytë me 84 pikë, aq sa Barcelona në pozitën e parë, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak.

Ndërsa Granada vazhdon në pozitën e 19, me 20 pikë. Ndeshja e ardhshme e Relit është ndaj Sevillas.