Reçani dhe Raveni, përkrahje plebishitare për BDI-në dhe Bejtën

Korridori i shkollës fillore të fshatit Reçan ishte i vogël të mbledh në një vend mbështetësit e Bashkimit Demokratik për Integrim nga fshati Reçan dhe Raven.
Në prani të qindra anëtarëve, simpatizuesve dhe aktivistëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, nënkryetari i BDI-së dhe kryetarit i Shtabit Zgjedhor në Gostivar, z. Nevzat Bejta, fillimisht shprehu respekt dhe mirënjohje për mbështjen dhe praninë e madhe të banorëve të dy fshatrave në këtë tubim parazgjedhor.
“Mikpritja e juaj me familjet e juaja të nderuara, më jep vullnet dhe elan për të vijuar rrugën dhe përkushtimin tonë në të mirë të shoqërisë shqiptare dhe banorëve të Reçanit e Ravenit. Ne si Bashkim Demokratik për Integrim, nga momenti kur u krijua partia e jonë, çdo shqiptar e ndjehu se erdhi koha e mbarimit të padrejtësive. Nga themelim i BDI-së filluan ndryshimet. Me ardhjen e BDI-së në vitit 2005, erdhën ndryshimet në qytetin e Gostivarit, dhe më vonë edhe në vendbanimet përreth”, tha kryetari Bejta, duke shtuar që BDI që nga themelimi ka nxjerr nga qyteti i Gostivarit nëntë deputet, gjashtë ministra dhe mbi 70 drejtorë”.
“Tash i kemi zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme. Garojnë shumë parti shqiptare. Ju si banorë të Reçanit, e kishit fatin që në zgjedhjet e 2014 të keni djalin tuaj për kandidat për deputet, doktor Jamin Sinanin. Edhe në këto zgjedhje, dega e Gostivarit arriti të ketë kandidatë në dhjetëshen e parë të listës së BDI-së. Për herë të parë, Gostivari pozicionohet i dyti në listë pas liderit të partisë, z. Ali Ahmeti. Është djali jonë nga Gostivari, komandanti Talat Xhaferi.  Forumin e Gruas së BDI-së së Gostivarit, do ta përfaqëson deputetja dhe doktoresha Mirsada Emini – Asani. E kemi edhe axhën Branko i cili publikisht pranoi që është shqiptar ortodoks dhe bëri kthesë në historinë e hidhur dhe asimiluese të shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë”, tha Bejta.
Partitë e tjera shqiptare, tha Bejta, në listat për deputetë Gostivarin nuk e kanë përfaqësuar në nivel dhe pasi nuk do të kenë numër të mjaftueshëm votash, asnjëra nuk do të mund të nxjerre deputet nga Gostivari, prandaj apeloi që votat të jepen për BDI-në për të siguruar katër mandate deputetësh nga ky qytet.
Në politikën e BDI-së, tha kandidati për deputet Jamin Sinani, kemi pasur gjakun dhe idealët e dëshmorëve, prandaj nuk do të lejojmë që gjakun e tyre ta mbulon harresa dhe ta shkel historia.
“Sonte vijmë përsëri në mesin tuaj për të kërkuar nga ju besimin dhe përkrahjen ndaj platformës sonë politike për të vazhduar rrugën që e kemi nisur së bashku drejtë realizimit të kërkesave dhe nevojave të shqiptarëve”, tha mes tjerash kandidati për deputet Jamin Sinani i cili vjen nga fshati Reçan. Sinani tha që në zgjedhjet e vitit 2013 premtuam disa projekte për këto fshatra dhe sot jemi dëshmitar që këto projekte u realizuan ose janë në realizim e sipër.
Në fund, kryetar Bejta ftoi banorët e Zonës që më 8 Dhjetor duke filluar nga ora 19:00 të marrin pjesë në tubimin përfundimtar të BDI-së në Gostivar dhe që do të mbahet në sheshin e qytetit.