Receta per sallate dimerore

Përbërësit:

1 lakër e bardhë (e vogël)

4 karota

2 kokrra piper jeshil

2 kokrra piper të kuq

Limon

Selino

Uthull

Kripë

Përgatitja:

Pasi kemi pastruar lakrën e bardhë, fillojmë e grijmë me rende shumë hollë. Më pas copëtojmë imët kokrrat e piperit jeshil dhe të kuq. Selinon e presim në të njëjtën mënyrë siç presim majdanozin. Me anë të një grirësje, karotat i grijmë në rende. I shtojmë të gjithë këto përbërës në një enë të madhe dhe hedhim mbi to uthullën, kripën dhe limonin. I përziejmë me lugë ose me dorë (sipas dëshirës). Kjo sallatë dimërore mund të përgatitet dhe të mbahet në frigorifer për një javë rresht. /Shije.al