Reciprocitet në heqje vizash me dy shtete

Ministria e Punëve të Jashtme është autorizuar që t’i përgatisë dokumentet për heqjen reciproke të vizave me dy shtete të largëta.

Bëhet fjalë për Tajlandën dhe Hondurasin.

Derisa me shtetin e parë parashihet heqja e vizave vetëm për bartësit e pasaportave diplomatike, me shtetin e dytë, parashihet që reciprociteti të vlejë edhe për bartësit e pasaportave zyrtare, atyre të shërbimit dhe bartësit e pasaportave të zakonshme.

Vendimet për reciprocitet vizash me këto dy shtete janë marrë me 16 shkurt.

“Obligohet Ministria e P:unëve të Jashtme që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes”, thuhet në të dyja vendimet e aprovuara nga Qeveria./AktivPress/