Referendum? – Bashkimi Kosovë-Shqipëri? Daçiç: Ide e shkëlqyer!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk mund të zhvillohet referendum në Vojvodinë pas kërkesës bërë nga drejtuesit politik atje.

Daçiç deklaron se për ta mundësuar një referendum të tillë duhet shumica e votave.

Duke folur për referendumin e zhvilluar në Republikën Serbe në Bosnjë, Daçiç i kujtoi presidentit boshnjak Bakir Izetbegoviç, se partia e tij organizoi të njëjtin referendum në Sanxhak në vitin 1991.

Referendumi u organizua të dielën nga pala serbe në Bosnjë, referendum i papranuar nga ndërkombëtarët.

Për sa i përket idesë për një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë i propozuar pak ditë më parë nga një deputet kosovar, Daçiç tha se është “një ide e shkëlqyer, pasi për këtë çështje ne flasim prej 20 vjetësh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është thelbi i politikës së tyre”.

Ai tha se me këtë rast, bashkësia ndërkombëtare mund të shohë se Serbia ka pasur të drejtë.

“Populli shqiptar në Shqipëri ka ushtruar të drejtën e vetëvendosjes dhe se pakica e shqiptarëve të Kosovës në kuadër të Serbisë nuk e ka këtë të drejtë”, deklaroi ai.