Refugjati sirian e shpëton nuses kanadeze ditën e dasmes

Është një nga situatat më tmerruese që asnjë nuse nuk do që t’i ndodhë: një nga shoqërueset e nuses të prishë zinxhirinin e fustanit të saj.

Nusja, Jo Du, nuk e dinte ende, por nuk kishte vend për panik, sepse në derën fqinje ishte një rrobaqepës ‘hero’, një njeri që kishte mbërritur në Kanada pas dhunës së shkaktuar nga lufta në Siri.

Ibrahim Halil Dudu nuk hezitoi të shpëtonte ditën më të rëndësishme të një nuseje.

“Kanadaja është vendi im tani. Isha aq i lumtur dhe i gëzuar”, tha Ibrahim për CTV Neës nëpërmjet një përkthyesi, pasi nuk e fliste mirë gjuhën angleze.

“Më pëlqen të ndihmoj njerëzit kanadez, më buron prej zemrës.”

Brenda pak minutash Ibrahimi e qepi fustanin e Jo-së dhe ajo dukej po aq bukur sa më parë.

Këtë moment magjik nuk mund ta linte pa kapur fotografja, Lindsay Coulter, e cila u prek aq shumë nga momenti sa që vendosi ta ndante imazhin në Facebook.

_91447438_932ba05e-9abe-4d91-9886-0802f56710e4