Regjim i veçantë për lëvizje afër stadiumit “Telekom Arena” në Shkup

Për shkak të ndeshjes së “UEFA Super Cup” e cila do të luhet nesër në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, prej sot do të zbatohet regjim i veçantë për lëvizje të makinave dhe këmbësorëve në afërsi të stadiumit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot prej orës 08:00 deri në përfundimin e ndeshjes, gjegjësisht 9 gusht, në shtegun nga udhëkryqi i rrugëve “Aminta Treti” dhe “Jordan Haxhi Konstantinov”, do të lëshohen persona ekskluziv dhe makina të cilat kanë akreditim nga organizuesi i ndeshjes – UEFA

Në ditën e ndeshjes, varësisht prej intenzitetit të komunikacionit, nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së komunikacionit në bulevardin “Ilinden” në shtegun nga objekti i Qeverisë së Maqedonisë deri në udhëkryqin me rrugën “Ruzveltova”.

Gjatë ndeshjes së Super Kupës së Evropës mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit pritet që një numër i madh i dashamirëve të futbollit dhe turistëve të huaj të vizitojnë qytetin e Shkupit