Rejtingu kreditor për Maqedoninë shënon rënie

Agjencia e rejtingut “Standard & Purs” konfirmoi se rejtingu kreditor për Maqedoninë ka shënuar rënie. prej BB minus me mundësi stabile. Në këtë vlerësim, mes tjerash ka ndikuar edhe kriza politike. Agjencia vlerëson se për shkak të lëshimit të sërishëm të eurobondit, profili i huamarrjes së Qeverisë është i ekspozuar ndaj rrezikut, ku nevojiten masa urgjente për konsolidim. Në të kundërtën, deficiti do të jetë 3.3% në tre vitet e ardhshme. Këto deficite sipas Agjencisë janë për shkak të programit Qeveritar për investim i nxitur nga nevojat shtetërore të infrastrukturës, por gjithashtu edhe nga investimet më pakë produktive siç është projekti Shkupi 2014.

Alsat-M