Rejtingu i Trump, në nivelin më të ulët që nga inaugurimi

 

Mbështetja publike për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ka rënë në nivelin më të ulët që nga inaugurimi i tij, me 38 për qind të amerikanëve që e mbështesin punën e tij në Shtëpinë e Bardhë, derisa 56 për qind shtetas amerikanë nuk e përkrahin, tregojnë të dhënat e publikuara të premten në anketën e përbashkët të Reuters dhe Ipsos.

Gjashtë për qind e të anketuarve tjerë janë deklaruar se i kanë ndjenjat e përziera, transmeton Reuters.