REKRUTËT SHQIPTARË NË ZVICËR VENDOSIN EMBLEMAT E SKËNDERBEUT NË UNIFORMËN USHTARAKE

Disa rekrutë të rinj shqiptarë në ushtrinë zvicerane, me krenari kanë vendosur disa emblema me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke zëvendësuar atë të ushtrisë zvicerane.

Një gjë e tillë nuk është e lejuar. Sipas analistit zviceran, Daniel Resit, uniforma ushtarake nuk është e lejuar për t’u trajtuar në atë mënyrë, raporton medium zviceran 20min.ch.

“Vetëm shenjat zyrtare të federatave dhe organet e trupave mund të jenë të veshura në uniformën e  ushtrisë zvicerane. Është e vërtetë se kompanitë individuale apo të trenave mund të vendosin shenja jozyrtare”, ka thënë Daniel Resit.

Personat të cilët kanë vendosur emblemat me portretin e Skënderbeut janë rekrutë të shkollës së mjekësisë në Airolo, ka thënë Resit.

Sipas tij, “komandanti i shkollës mbi bazën e mospërputhjes me rregullat e shërbimit, nëse është e nevojshme, ai duhet marrë masa disiplinore, por dënimi nuk duhet të jetë shumë i lartë”./Insajderi.com

zv1