« REL » BDI dhe LSDM afër arritjes së marrëveshjes

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-20 12:50:50Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Nga partitë nuk ka informata zyrtare për përmbajtjen e propozimeve për përdorimin e gjuhës, por analistët vlerësojnë se është e mundur një pajtueshmëri nga të dy palët, shkruan REL

Tani më një javë LSDM dhe BDI po shkëmbejnë propozime për përdorimin e gjuhës, ndërsa në opinion zyrtarisht nuk tregojnë detaje. Njohësit thonë se qëndrimet janë të ngjashme dhe se është e mundur për një marrëveshje.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi për REL ka vërtetuar se propozim ligji i tyre për gjuhët është “absolutisht në përputhje me Kushtetutën” dhe se nuk ka vend për kompromise.

Me këtë praktikisht eliminohet një nga mospajtimet e para. BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët në një platformë të përbashkët kërkuan ndryshime në Kushtetutën në të cilën do të vërtetohet se “gjuha maqedonase me shkrimin e saj cirilik dhe gjuha shqipe me shkrimin e saj janë gjuhë zyrtare në Maqedoni”. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, insistoi se për ta është e pranueshme gjithçka që është në suazat e Kushtetutës.

Profesori Osman Kadriu, i cili siç thotë është konsultuar nga partitë për ligjin për gjuhë, thotë se LSDM dhe BDI tani janë në fazën për marrëveshje të propozimeve të arritura nga të dy palët. Nuk është e nevojshme që të kërkohen ndryshime të Kushtetutës, sepse për këtë gjë nuk ka shumicë, dhe se një pjesë e çështjeve mund të zgjidhen me ligj, shton Kadriu.

“Unë konsideroj se punët shihen si të zgjidhura nga të dy blloqet. Pres se këto ditë ndoshta do të kemi dhe vendim përfundimtar për dhënien e nënshkrimeve me të cilat LSDM do të mbledh 61 deputetët e nevojshëm dhe të marrë mandatin për formim të qeverisë”, thotë Kadriu.

Partia e Ali Ahmetit kërkoi materiale me shkrim nga LSDM që t’ia jep nënshkrimet. Së bashku do të kenë 59 deputet por për të përmbushur numrin duhen 61, sipas deklaratave të deritanishme nuk do të duhej më që të komplikohet. Besa të cilët kanë pesë deputet dhe Aleanca për Shqiptarët të cilët kanë tre, deri tani dolën me qëndrimin se do t’ia japin nënshkrimet e tyre Zaevit që ta mer mandatin, por kjo nuk do të thotë dhe futje në qeveri, gjë për të cilën do të flasin më tutje.