Renditja e re FIFA-së: Ja në cilën pozitë është tani Shqipëria

Shtëpia më e lartë e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve botërore.Në këtë listë, Kosova ka rënë për 4 pozita, nga 180 që ishte muajin e kaluar tani është e 184, shkruan Gazeta Blic.Po ashtu edhe rënje ka edhe kombëtarja shqiptare e cila ka rënë për tri pozita, në muajin e kaluar ishte e 63-ta tani është në pozitën e 69.

E para në renditje është Gjermania, e përcjellë nga Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.Nga shtetet e Ballakanit ngritjen më të madhe e ka pasur Serbia. Kombëtarja serbe është ngritur për 10 pozita dhe tani qëndron në vendin e 32./Gazetablic.com