RetroPerspektiva; Analiza politike javore ,,Polemikat” e Ivica Daçiqit , me rastin e deklaratave të Ramës dhe Thaçit

RetroPerspektiva; Analiza politike javore ,,Polemikat” e Ivica Daçiqit , me rastin e deklaratave të Ramës dhe Thaçit
Ndaj deklaratës së Edi Ramës e më pastaj edhe ndaj atij të Hashim Thaçit, me një përbuzje dhe me aspak diplomaci kish reaguar edhe Daçiqi.       Ai mes tjerash kish thënë se, shqiptarët në rajon nuk paraqesin ndoj forcë, prej së cilës duhej të frikësohet Serbija, e aq më pakë ta respektoje këtë, forcë, (mbase ushtarake, sipas Daçiqit)! Ai mes tjersh thot se deklaratat e Ramës në fakt janë të drejtuara Brukselit dhe jo Beogradit, sepse me tendencën për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, në fakt i tërhiqet vërejtja vet Beukselit, për ta shpejtuar politikën integruese të Shqipërisë, (pse jo edhe të Kosovës) drejtë Unionit Europian.                     Më këtë deklaratë – polemikë, Daçiqi, jo vetëm që është konfuz, por edhe shtiret se nuk i njeh aspiratat reale të Shqipërisë në relacion me Kosovën dhe angazhimet e Ramës, si lider i Ballkanit Jugperendimorë, sepse këtë rol ia dha Kancelarja e Gjermanisë së Bashkuar, zonja Merkel, shkruan antpress                              Kur jemi te forca ushtarake, me pozicionime reale politike, këtë fare mirë e di Daçiqi se Shqipëria qëndron disa shkallë më lartë se vet Serbia. Poashti Daçiq dinë se shqiptarët në Ballkan tani më përveç forcës ushtarake, realisht paraqesin edhe forcë prestigjioze në shumë lamijë të sportit, të muzikës, të letërsisë, të operistikës, të baletit, të lëmijve të ndryshëm të shkencave egzakte, madje me kandidat potencial për çmimin Nobël e kështu me rradhë.              Daçiqi e ka farre të qartë, se politika globale shqiptare është shumë më tepër paqësore se sa luftarake, por kjo nuk do të thot se shqiptarët, poqese rrezikohen nga kushdoqoftë, përfshi këtu edhe Sërbinë, do rinin duarkryq. Këtë, decenieve të fundit shqiptarë edhe e kanë dëshmuar, ndonëse nga aspekti i arsenalit ushtarak nuk kanë qenë në nivelin e sotshëm.                   E nesërmja edhe më shumë do jet në favor të shqiptarëve. Këtë e di edhe Europa, edhe miqët edhe armiqë e shqiptarëve. Pra, këtë e di, apo duhet ta di edhe vet Daçiqi e mbarë Serbia./Antpress