Revista Ekonomija i Biznis këtë vit për herë të parë organizon Konferencën Perspektivat 2016.

Revista Ekonomija i Biznis këtë vit për herë të parë organizon Konferencën Perspektivat 2016. Pjesëmarrës ishin njerëz të njohur të biznesit në Maqedoni, persona të cilët, jo vetëm që kanë arritur sukses të madh profesional, por të cilët edhe gëzojnë kredibilitet dhe reputacion të lartë personal, si në fushën ku ata veprojnë poashtu edhe më gjëre në shoqëri. Panelistët ishin të ndarë në tre panele me tema të rëndësishme të cilat ju ndihmuan të pranishmive të kuptojnë ambientin ekonomik në të ardhmen në vendin tonë që më lehtë të definojnë strategjitë e tyre të biznesit.

Në panelin e parë u diskutua për politikat ekonomike, për rreziqet dhe sfidat në të ardhmen lidhur me ekonominë e Maqedonisë, për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit si dhe nxitjen e investimeve.

Gjithsesi, në këtë diskutim nuk mund të mos përfshihet edhe qëndrimi i biznesit. Prandaj, në panelin e dytë  morri pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha,  rreth asaj se sa zëri i biznesit merret parasysh gjatë krijimit të politikave ekonomike dhe  ku e shohin kompanitë biznesin e tyre dhe ekonominë e Maqedonisë në 25 vitet e ardhshme.

“Lidhur me kushtet e të bërit biznes, edhe pse ne tashmë kemi dhe raportet ndërkombëtare si Doing Business sipas të cilit Maqedonia rradhitet në pozitë të lartë, në realitet nuk është ashtu. Unë mendoj se tregues më i mirë se sa jemi konkurrent është Indeksi Global, në të cilin jemi në pozitën e 68-të dhe në të cilin parametrat e matur janë më relevant se në Doing Business. Sigurisht që ne si Odë  jemi gjithmonë të zëshëm dhe transparent në sugjerimet tona të cilat më detajisht do i prezantojmë në platformën tonë ekonomike që do ua ofrojmë partive politike në periudhën parazgjedhore.” – tha Nebi Hoxha, Kryetari i OEMVP-së.

Kjo konferencë dha një pasqyrë më të qartë për atë se cilët janë rreziqet dhe sfidat para të cilave ndodhet ekonomija e Maqedonisë dhe se si ne mund të merremi me ta. Në këtë konferencë u trajtuan një numër i konsiderueshëm pyetjesh interesante, si për shembull, çka na pret në lidhje me stabilitetin e çmimeve dhe kursit të këmbimit në të ardhmen, çfarë tendencash do të jenë të pranishme në tregun e punës, çka mund të bëhet në lidhje me politikat ekonomike me qëllim që të krijohen stimulatorë për rritje dhe zhvillim më të shpejtë të kompanive në Maqedoni, çfarë kahje do të marrin ndryshimet e ekonomisë globale dhe çfarë produktesh dhe shërbimesh do të kërkojë nga
kompanitë e Maqedonisë, çfarë rëndësie ka integrimi ekonomik rajonal për kompanitë e Maqedonisë e tjera./antpress

image-0-02-03-0128943a6afa945045131fb903fa9a8f79e6dba512d431f0baeeb15b6bd1b3e8-v