Revista “The Drive” publikon rrogat e pilotëve të Formula 1

Dimë rrogat e futbollistëve, por nuk dinim sa pagueshin pilotët e Formula 1. Për këtë na ndihmon revista e njohur “The Drive”, e cila ka publikuar analitikisht pagat që do të marrin të 20 pilotëve te Formula 1 gjatë sezonit të fundit.

Në këtë listë mungon vetëm shifra e debutuesit Lance Stroll, e cila nuk është bërë ende publike nga Ëilliams. Por ajo që bie në sy është se piloti më i paguar nuk është nga makina kampione e Mercedes, por ai vjen nga makinat e mesit të renditjes.

Me 37.7 milionë euro për sezon, përfshi edhe bonuset, në krye të renditjes së pilotëve më të paguar është Fernando Alonso me McLaren, që pasohet nga Leëis Hamilton (Mercedes) dhe Sebastian Vettel (Ferrari).

Nga një garë e Formula 1 renditja e pilotëve të Formula 1 në bazë të pagës vjetore:

1 – Fernando Alonso (McLaren), 37.7 milionë euro
2 – Lewis Hamilton (Mercedes), 29.2 milionë euro
3 – Sebastian Vettel (Ferrari), 28.3 milionë euro
4 – Valtteri Bottas (Mercedes), 8 milionë euro
5 – Kimi Raikkonen (Ferrari), 6.6 milionë euro
6 – Daniel Ricciardo (Red Bull), 6.1 milionë euro
7 – Felipe Massa (Williams), 4.7 milionë euro
8 – Nico Hulkenberg (Renault), 2.8 milionë euro
9 – Max Verstappen (Red Bull), 2.8 milionë euro
10 – Sergio Perez (Force India), 2.3 milionë euro
11 – Romain Grosejan (Haas), 1.4 milionë euro
12 – Kevin Magnussen (Haas), 950.000 euro
13 – Jolyon Palmer (Renault), 950.000 euro
14 – Daniil Kvyat (Toro Rosso), 700.000 euro
15 – Carlos Sainz (Toro Rosso), 700.000 euro
16 – Stoffel Vandoorme (McLaren), 300.000 euro
17 – Marcus Ericsson (Sauber), 275.000 euro
18 – Esteban ocon (Force India), 175.000 euro
19 – Pascal Wehrlein (Sauber), 150.000 euro20