Revolta e taksistëve italianë, 7 të plagosur e 4 të arrestuar

Katër persona të arrestuar e 7 të plagosur. Ky është bilanci deri më tani i protestës së taksistëve që prej një jave ka përfshirë Italinë.

Sot në ditën e shtatë të protestës, mijëra taksistë italianë të mbërritur në Romë nga të gjitha qytetet, kanë protestuar kundër shtyrjes së afatit të nxjerrjes së dekretit legjislativ ndaj ndalimit të aktivitetit të taksive abuzive, makinave me qira me shofer e shërbimeve të taksive online.

Sipas një amendamenti të Parlamentit italian, që është shtyrë deri më 31 dhjetor 2017, afati i nxjerrjes nga ana e qeverisë e nga Ministria e Transportit e normativës kundër ushtrimit të aktivitetit abuziv të taksive e makinave me qira me shofer, fakt që ka shkaktuar revoltën e taksive në të gjithë Italinë.

Protesta e tankistëve ka degjeneruar gjatë ditës së sotme në Romë në përleshje të dhunshme me forcat e rendit përballë selisë së Parlamentit e të Partisë Demokratike.

Të dhënat e sapo publikuar nga drejtoria e policisë së Romës, konfirmojnë se 4 nga personat e plagosur janë punonjës të forcave të rendit e ndërsa 3 të tjerët janë protestues.

4 personat e arrestuar janë identifikuar si eksponentë të së djathtës ekstreme Forza Nuova.

Përfaqësuesit e sindikatave të taksistëve kanë nisur këtë mbrëmje takimin me përfaqësuesti e qeverisë Gentiloni në praninë e Ministrit të Transportit Graziano Delrio.

Ndërkohë kryetarja  Bashkisë së Romës Virginia Raggi është shprehur por protestestë së takistëve e kundër dhunës së përdorur nga disa manifestues.